Arta Dade e shtatë anëtarë të PS letër Kongresit: Të reformohet partia, 10 pikat që propozohen

Shqipëria

Arta Dade e shtatë anëtarë të PS letër Kongresit: Të reformohet partia, 10 pikat që propozohen

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:36
Arta Dade

Disa anëtarë të Partisë Socialiste i kanë drejtuar një mocion Kongresit, që do të mbahet në tre ditë, ku kërkojnë reformimin e Partisë Socialiste.

Ata propozojnë një paketë me 10 ndryshime themelore në programin dhe statusin e parisë, duke kërkuar që ato të paraqiten për votimin në Kongresin e datës 29 shkurt.

Objektivat kryesorë të mocionit janë: Parti me liri fjale, fotim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial. Parti me integritet, e pakpashme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Parti që realizon qeverisjen e majtë demokratike, që mbron dhe u shërben interesave themelore të shtetasve shqiptarë, kudo ë jetojnë. 

Anëtarët që kanë propozuar këto ndryshime janë Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sula, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilali dhe Përparim Bodinaku.

Ora News zbardh te 10 propozimet.

Kerkohet te qe te ndërmerren nismat e nevojshme ligjore për amendimin e ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Kandidatët per deputet, kryetar bashkie te zhvillojnë fushatë parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë.

Te kufizohet ne dy mandate funksioni i kryetarit te Partise si dhe funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshme me funksionet e Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të Bashkisë.

Gjithashtu te perjashtohen gjithmone nga PS  porositës dhe përfitues i manipulimit të vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë si dhe verifikim sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë

10 ndryshimet

1. Partia Socialiste e Shqipërisë punon për ndërtimin e një shteti solidar me shtetasit e vet, që garanton me ligj të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe krijon mundësi material për realizimin e tyre, duke filluar nga niveli i domosdoshëm për ushqim, veshje, strehim, shërbim shëndetësor, arsimim, punësim, dhe lëvizje të lirë.

2.Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë në institucionet shtetërore legjislative dhe ekzekutivë qëndror dhe vendor janë të detyruar politikisht që të hartojnë e të zbatojnë programe qeverisës me natyrë të majtë, demokratike si dhe të korigjojnë cdo veprim të mëparshëm qeverisës që nuk respekton këtë detyrim pavarësisht se kur është kryer.

3. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe grupi i saj parlamentar do të ndërmarrin nismat e nevojshme ligjore për amendimin e ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008. Amendimet përfshijnë dhe vendosjen e një sistemi zgjedhor që e bën Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të vullnetit të popullit, fuqizon kontrollin parlamentar të ekzekutivit dhe shmang cdo përqëndrim “de jure” e “de facto” të pushtetit shtetëror në një institucion apo individ të vetëm.

4. Partia Socialiste e Shqipërisë mbështet politikisht dhe publikisht veprimtarinë e drejtësisë së reformuar dhe të institucioneve të saj, përfshirë SPAK dhe BKH, për pastrimin e klasës politike drejtuese në pushtet dhe në opozitë nga korrupsioni dhe bashkëpunimi  me krimin e organizuar.

Këtu përfshihen (a) – Verifikim sistematik dhe pa asnjë përjashtim i pasurisë së të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë

(b) – konfiskimi i pasurisë së tyre të paligjshme

(c)- Dënimi sipas ligjit i personit abuzues, pavarësisht funksionit politik që ka patur, që ka aktualisht apo që mund të ketë në të ardhmen.

5.Partia Socialiste mbështet politikisht dhe publikisht ndëshkimin ligjor, politik dhe publik të manipulimit dhe vjedhjes së votive që mund t’i bëhet çdo lloj forme të shprehjes së vullnetit të popullit ( zgjedhje parlamentare e vendore, referendum, për cështje me interes publik, qëndror dhe vendor.

6. Kandidatët e PS të Shqipërisë për deputet kryetar bashkie dhe këshilltar vendor propozohen nga organizatat socialiste të zonës zgjedhore vendore në të cilën ato veprojnë. Kandidatët zhvillojnë fushatë parazgjedhore në parti e në komunitet dhe përzgjidhen me votim të fshehtë. Forumet partiake drejtuese, që shpallin emrat e kandidatëve zyrtarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhje parlamentare dhe vendore, detyrohen që të respektojnë propozimin e organizatave socialiste. Përndryshe duhet të argumentojnë mospajtimin e vet me anëtarësinë socialiste të këtyre organizatave dhe të kërkojnë prej tyre rivotim të fshehtë, ky rivotim është vendimtar.

7. Cilido porositës dhe përfitues i manipulimit të vjedhjes së votave në zgjedhjet brenda partisë përjashtohet përgjithmonë nga Partia Socialiste e Shqipërisë  (a) – pavarësisht kohës kur e ka dhënë porosinë dhe/ose kur ka përfituar nga manipulimi dhe vjedhja e votës.

(b) – pavarësisht funksionit që mund të ketë pasur ose vazhdon të ketë në parti apo në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

8. Funksionet e kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë janë të papajtueshme me funksionet e Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit dhe kryetarit të Bashkisë.

9. Numri i mandateve partiake të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë kufizohet deri në dy

10. Në partinë Socialiste të njihet e drejta për oponencë kolektive të organizuar në forumet partiake vendimarrëse qëndrore (Kongres, Asamble Kombëtare, Kryesi) si garanci strukturore për mbrotjjen e demokracisë së brendshme respektimin e programit politik të qeverisjes dhe shtimin e aftësive vetëkorigjuese të partisë. Oponenca kolektive merr formë të organziuar dhe funksionon vetëm pasi platform e saj të jetë mbështetur në votim të fshehtë nga të paktën 20% e anëtarësisë të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat