Mungesë maskash, Rama tregon kategorinë e njerëzve që duhet ti përdorin

Shqipëria

Mungesë maskash, Rama tregon kategorinë e njerëzve që duhet ti përdorin

Më: 12 mars 2020 Në ora: 19:58
Maskat

Kryeministri Edi Rama ka marrë disa pyetje sa i përket maskave, për të cilat është përgjigjur në komunikim live duke thënë se se maskat duhet ti përdorë një kategori njerëzish.

‘Nuk ka nevojë për maska nëse nuk kujdesen për të sëmurë. Nëse ecën në rrugë dhe nuk përqafohesh me familjen dhe nuk afrohesh me njerëzit, nuk ka nevojë për maska.

Punonjësit e policisë kanë nevojë se përballen me njerëz në rrugë. Lani dyert, hapni dritaret sa të mundeni. Mos dilni tek liqeni për piknik’, tha kryeministri.

Rama shtoi se është e rëndësishme që maskat të përdoren nga punonjësit e shëndetësisë, jo njerëzit që duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat