Flet pacienti nga Shqipëria që është drejt shërimit nga koronavirusi

Shqipëria

Flet pacienti nga Shqipëria që është drejt shërimit nga koronavirusi

Më: 18 mars 2020 Në ora: 22:27
Foto

Në Open në Top Channel bëri një lidhje telefonike Viktor Kola i cili është dhe pacienti i infektuar me Covid-19 i cili është drejt shërimit. Ai u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal.

Çfarë simptomash keni pasur Viktor?- e pyeti Eni Vasili.

“Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt “- tha Kola.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat