Lajm i mirë për shqiptarët në Danimarkë dhe Belgjikë: Nuk ka penalizime edhe nëse shkelet Schengen-i

Shqipëria

Lajm i mirë për shqiptarët në Danimarkë dhe Belgjikë: Nuk ka penalizime edhe nëse shkelet Schengen-i

Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër në këtë vend.

“Në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qëndrojnë në shtetin danez” bën me dije ministria e Jashtme shqiptare.

Shtetasit shqiptarë që mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19 nuk do të penalizohen.

Por, qytetarët udhëzohen të largohen sa më parë në momentin e ndryshimit të situatës.

Për çdo informacion, mund të konsultojnë faqen zyrtare të zyrës daneze të emigracionit: www.nyidanmark.dk

Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Belgjikë, autoritetet belge njoftojnë, se edhe pse ky vend është nga të paktët e BE-së që nuk i kanë mbyllur kufijtë, e njeh situatën e krijuar dhe nuk do të penalizojë shtetasit që kalojnë kohën e qëndrimit në zonën Schengen, por ata duhet njoftojnë me e-mail komunën, ku po qëndrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat