'E përbashkëta e dy viktimave të fundit me COVID-19 në Shqipëri'

Shqipëria

'E përbashkëta e dy viktimave të fundit me COVID-19 në Shqipëri'

Më: 23 mars 2020 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Të dy viktimat e mëngjesit të sotëm kanë diçka të përbashkët. Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj zbulon detaje për gjendjen e tyre shëndetësore për “BalkanWeb”.

Sipas tij, si 43-vjeçari nga Kavaja, ashtu edhe 61-vjeçari nga Tirana kanë pësuar komplikacion të menjëhershëm, pra sëmundja ka avancuar nga gjendja mesatare në atë të rëndë, menjëherë.

Ndonëse janë intubuar të dy, kjo nuk ka mjaftuar, thotë ai.

“Dihet fakti që viktima e 5-të ka qënë në terapi intensive, por sëmundja ka përshpejtuar, kemi një ngjashmëri me të dyja vdekjet. Nga të dhënat, përshkallëzimi ka qenë i menjëhershëm, nga mesatar në të intubuar. Të dy në pak minuta kanë pësuar komplikacione, janë intubuar pastaj, por as kjo nuk ka mjaftuar, nuk është mundur t’u shpëtohet jeta”,- tha Skëndaj.

Gazetari tha gjithashtu se, aktualisht në Infektiv janë të shtruar 40 persona, ndërsa mbi 12 persona kanë ardhur si urgjenca mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat