Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Shqipëria

Rama: Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:16
Edi Rama

Në një kohë kur paraditen e sotme raportohet një viktimë dhe një vdekje klinike nga pacientët e infektuar me Covid-19, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehet se kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha.

Postimi i plotë i Ramës:

“ kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat