Pse skenari italian nuk është i largët për asnjë shtet, përfshirë Shqipërinë

Shqipëria

Pse skenari italian nuk është i largët për asnjë shtet, përfshirë Shqipërinë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 22:02

Stafi i Ilva Now ka përgatitur një analizë me disa projekte dhe progresione për të kuptuar rrezikun që i kanoset Shqipërisë, që ndoshta ndodhet një hap larg skenarit italian në rast se nuk zbaton të gjitha masat, si shoqëri apo institucione, për të parandaluar përhapjen në mënyrë progresive të COVID-19. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep shifrat alarmante. U deshën plot 67 ditë që në nivel botëror të ishin 100,000 të prekur, por mjaftuan vetëm 11 ditë, që niveli i të prekurve të shkonte në 200,000.

Dhe vetëm 4 ditë, që të infektuarit në të gjithë botën, të ishin 300,000. 

Sot harta e shteteve të prekur nga COVID-19 numëron 167 shtete. Midis tyre edhe Shqipëria që gjendet në fillim të javës së tretë të epidemisë së COVID-19. Që pas rastit të parë, autoritetet në Shqipëri ndezën sirenat e alarmit dhe në ditën e 3 rasteve të konfirmuara, Shqipëria nisi masat e shtetrrethimit. 

Pandemia e COVID-19 është një pandemi që deri tani askush nuk di si ta mundë. Nuk ka ende një vaksine dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ketë një vaksine edhe për një vit tjetër. 

Pra dy ngelen mënyrat per ta luftuar atë. Nëpërmjet distancimit shoqëror, që aktualisht po aplikojnë të gjitha vendet, ose nëpërmjet imunitetit të masës, të cilin e nisi ta zbatonte Mbretëria e Bashkuar, por që më pas hoqi dorë. 

Italia është vendi që aktualisht është më i prekuri dhe shembull për të gjitha vendet e tjera se si nuk duhet vepruar për të mos kolapsuar sistemin e shëndetësisë që më pas sjell edhe mijëra të vdekur. Por tani do të shohim se skenari italian nuk është larg për asnjë vend, madje as për Shqipërinë. 

Një pasqyrë e plotë e gjendjes së pandemisë

Në Shqipëri, deri më tani janë 104 të infektuar dhe 4 të vdekur, ndërsa në Itali deri ditën e djeshme ishin 59,138 të infektuar dhe 5476 të vdekur.

Por në ndryshim nga Italia, vendi ynë ka vetem 16 ditë që ka zbuluar rastin e parë, ndërsa Italia është në ditën e saj të 37. 

Kur krahasojmë Shqipërinë dhe Italinë duhet të marrim parasysh edhe numrin e popullsisë. Italia ka 21-fishin e popullsisë së Shqipërise dhe normalisht numri i të prekurve do të jetë me i lartë. Por si është ky krahasim në përqindjen e popullise. 

104 persona në Shqipëri, janë 0.0037% e popullsisë shqiptare ose 37 persona në 1 milion janë të prekur, ndërsa në Itali në ditën e 37 të epidemisë përqindja e popullsisë së prekur është afërsisht 0.1% e popullsisë, ose 1000 persona në 1 milion janë të infektuar. 

Pra numri i të infektuarve në Itali është 27 here më i lartë se në Shqipëri.

Por, nëse krahasojmë nisjen e epidemisë në të dy vendet, do të verejme që numrat nuk janë dhe aq të ndryshëm, madje thonë që ne jemi të rrezikuar. 

Shqipëria në ditën e 16 të epidemisë ka 104 të prekur ose 37 persona në 1 milion banorë. Por si ka qenë Italia në ditën e saj të 16 të epidemisë? 

Numri i të prekurve në Itali në ditën e 16-të ka qenë 0.0028% e popullsisë ose 28 persona në 1 milion. Pra me pak se Shqiperia. Në të njëjten periudhë të epidemisë, Italia ka pasur më pak të prekur se Shqipëria. 

Ajo që duket në favorin e Shqipërisë, është lakimi i kurbes. Siç e shohim, kurba e Shqipërisë është konstante me rritje matematike ndërsa kurba e italisë, është eksponenciale, që tregon se situata ka dalë nga kontrolli dhe infektimi është shumëfishuar. 

Ajo që Shqiperia duhet të bëjë, është të mbajë kurbën në këtë rritje graduale, në mënurë që të izolojë përhapjen e virusit dhe duket se me ndihmën e izolimit dhe distancimit shoqëror kjo është e mundur. 

Përse distancimin shoqëror?

Kjo teori nuk do të thotë se popullata nuk do të infektohet. Virusi do të jetë gjithmone aty, por me distancimin shoqëror, numri i rasteve është i menaxhueshem dhe mundësia psr kurimin e tyre do të jetë më e madhe sepse sistemi i shëndetësise nuk do të jetë i mbingarkuar, por kjo metodë zgjat në kohë. 

Metoda e imunitetit të masës

Metoda e imunitetit të masës, synon infektimin e popullatës. Në këtë mënyrë, shumica do ta kaloje pa simptoma dhe popullata do të fitojë imunitet duke e mposhtur keshtu virusin në një kohë të shkurter. 

Por Metoda e Imunietit të Turmës, mbingarkon sistemin e shëndetësisë pasi shumë persona do t'i drejtohen spitaleve duke e bërë të pamundur kurimin e tyre për shkak të kapaciteteve dhe shumë do të vdesin.euronews.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat