Covid-19, Presidenti Meta mbledh nesër Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Shqipëria

Covid-19, Presidenti Meta mbledh nesër Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:44
Ilir Meta

Presidenca është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku fokusi do të jetë situata në Shqipëri me Covid-19.

Gazetari i TopChannel-it, Muhamed Veliu ka mësuar së këshilli parashikohet të mblidhet të mërkurën. Risia e kësaj mbledhje të këshillit do të jetë pjesëmarrja edhe e kreut të opozitë,  Lulzim Basha, me qëllim përçimin e mesazhit të unitetit.

Në presidencë është duke u bërë gati salla ku anëtarët permanet në këtij këshilli, presidenti, kryeministri, shefi SHISH, ministria e mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë do të ulen duke respektuar distancën një metër larg.

Përmes kësaj mbledhje presidenti Meta synon të gjej dakortësinë e palëve dhe unifikuar qëndrimet dhe veprimet në përballjen me efektivitet të situatës me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat