Pipero: Situata që sa vjen dhe rëndohet, 15% e të shtruarve janë rëndë!

Shqipëria

Pipero: Situata që sa vjen dhe rëndohet, 15% e të shtruarve janë rëndë!

Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:14
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se situata është kritike: “Rastet e konfirmuara, të prekura nga virusi kanë arritur në 212, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit. 75 përqind e tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv në Tranë,  15 përqind e të shtruarve janë në gjendje të rëndë, në luftë për jetën. Numri i atyre që kanë humbur jetën për shkak të infeksionit është rritur në 10. Nëse rastet nuk gjurmohen sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qytetarët nuk zbatojnë rreptësisht masat kufizuese të qeverisë, këshillat e mjekëve, atëhere qetësia është e rreme, situata është shumë serioze” tha për DW, prof. Pipero, i cili bashkë me ekipin e tij është angazhuar në një punë heroike për të shpëtuar jetë.

Situatën që sa vjen dhe rëndohet e tregon zgjerimi i shtrirjes gjeografike të infektimit: e tetëfishuar deri tani, nga vetëm dy qytete të prekura në fillim të muajit në 17 aktualisht.

Në krye vijon të mbetet Tirana me 121 të prekur, e ndjekur nga Fieri me 22 raste, Korça dhe Durrësi me 12, Vlora, Elbasani, Shkodra, Lezha me 5, Lushnja, Kavaja me4, Tropoja, Hasi, Puka, Kruja  me 3, Rrogozhina 2 , Berati dhe Mirdita me 1 rast.

” Pas do rasti ka 10-15 kontakte, që duhen identifikuar, gjurmuar në terren dhe testuar. Kur rezultojnë të prekur duhen izoluar ose shtruar në spital për të ndërprerë zinxhirin e infektimit”, thotë për DË, infeksionisti Pipero.

Siqoqoftë krahas parashikimet për kohë edhe më të vështira nuk mungojnë të dhëna inkurajuese. ” Numri i pacientëve të shëruar ka një rritje të qëndrushme, deri tani janë gjithsej 40 të  tillë”, thotë mjeku infeksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat