Lajm i mirë nga spitali Infektiv, shërohen edhe pesë pacientë me Covid-19

Shqipëria

Lajm i mirë nga spitali Infektiv, shërohen edhe pesë pacientë me Covid-19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:21
Ilustrim

Edhe pesë pacientë të në Shqipëri të infektuar me Covid-19 janë shëruar.

Në një njoftim të bërë publik, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zbuloi se pacientët nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv.

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por i janë nënshtruar trajtimit intensiv prej më shumë se 12 ditësh. Ata ia kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi.

Trajtimi i tyre përfshin medikamente që sot përdoren për trajtimin e koronavirusit edhe në vendet e tjera të Botës.

Deri tani ka 52 të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat