Infektimi i mjekut Dhimitër Kraja: U rikthye pas 48 vitesh, solidariteti rrëzoi çdo pengesë

Shqipëria

Infektimi i mjekut Dhimitër Kraja: U rikthye pas 48 vitesh, solidariteti rrëzoi çdo pengesë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:45
Dhimitër Kraja

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas konfirmimit se mjeku Dhimitër Kraja, i kthyer në detyrë pas daljes në pension, prej emergjencës së koronavirusit, rezulton i infektuar.

Basha thotë se asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve.

“Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë. I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari”, shkruan Basha.

Ai thotë se sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat