Emergjenca nga koronavirusi/ Deputetët e PS-së japin gjysmën e pagës, Balla: Për nevojat e luftës

Shqipëria

Emergjenca nga koronavirusi/ Deputetët e PS-së japin gjysmën e pagës, Balla: Për nevojat e luftës

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:23
Ilustrim

Grupi parlamentar i Partise Socialiste ka vendosur qe gjysmen e pages mujore ta vene ne dispozicion te buxhetit per perballimin e emergjences nga koronavirusi. 

Burime per ‘Panorama’ bejne me dije se ka qene Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla qe ka njoftuar sot ne Konferencen e Kryetareve per vendimin e marre nga deputetet e grupit te PS-se.

“Ne vijim te situates se krijuar nga koronavirusi, Grupi yne parlamentar mori vendim per heqjen dore nga gjysma e pages dhe venien ne dizpozicion te buxhetit te shtetit per nevojat e Luftes”- mesohet te kete thene Balla.

Me tej ai ka theksuar se diten e neserme Grupi Parlamentar do te depozitoje shkresen perkatese ne Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat