‘Covidi më mori të keqen’ Skënder Brataj tregon se ku mund të jetë infektuar

Shqipëria

‘Covidi më mori të keqen’ Skënder Brataj tregon se ku mund të jetë infektuar

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:20
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas infektimit nga koronavirusi. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Brataj është shprehur optimist lidhur me prekjen nga pandemia.

Gjithashtu Brataj ka folur edhe për mënyrën sesi mund të ishte infektuar nga pandemia, ndërkohë që gjatë gjithë kohës që fliste kollitej. Mesa duket sëmundja nuk i është larguar tërësisht nga trupi.

PJESË NGA BISEDA:

Mustafa Nano: Covidi të mori të keqen?

Skënder Brataj: Po ashtu mendoj dhe unë.

Mustafa Nano: Më kanë dhënë që doktorët janë infektuar shumë. Si ka ndodhur infektimi, nga ndonjë pakujdesi?Skënder Brataj: Nga studimet e bëra, edhe ne jemi të prekshëm. Nuk kanë lidhje masat. Jemi në vijën e parë dhe kemi lidhje të drejtpërdrejtë.

Mustafa Nano: E keni idenë nga e keni marrë?

Skënder Brataj: Jo nuk e kam idenë. Ne kemi pasur afërsmi me njërëzit dhe trajnimi i stafit.  Më e rëndëishme është edhe mënyra e heqjes së uniformës.

Shefi i Urgjencës u infektua disa javë më parë me koronavirusi, ndërsa shprehej se nuk e dinte nga ishte infektuar. Ai u shpreh se kishte pasur simptoma dhe kishte bërë testin, që rezultoi pozitiv. Pikërisht nga ai moment, Brataj bëri me dije se u vetëkarantinua për t’u rikuperuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat