Basha fotografohet në market, me maskë dhe duke mbajtur radhë

Shqipëria

Basha fotografohet në market, me maskë dhe duke mbajtur radhë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:08
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha është fotografuar ditën e sotme nga paparazzi teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.

Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.

Siç shihet në fotot e publikuara nga ‘panorama’, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.

Image

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, vetëm njëri prej familjarëve lejohet të kryej blerjet e ushqimeve apo shpenzimet e tjera.

Duket se Basha ka vendosur të marrë përsipër këtë rol, duke lënë në shtëpi bashkëshorten, dhe fokusi i tij fillimisht ka qenë te rafti ku janë vendosur produktet e higjienës personale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha tha se një pjesë e mirë e qytetarëve ruanin radhën dhe distancimin fizik.

Mesazhi i Bashës

Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social.

Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.

Ndaj dua t’ju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1.5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj.

Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. Ditë më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat