Në një kohë ku e gjithë bota është goditur nga pandemia e koronavirusit, nuk mungojnë lëvizjet sizmike.
Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Shërbimi Europian Sizmik EMSC informon se lëkundja u regjistrua në orën 06:28 dhe kishte thellësi vetëm 2 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 km larg Maliqit, 7 km në veriperëndim të Korçës dhe 107 km larg verilindjes së Tiranës. Lëkundja u ndje pjesërisht në këto dy rajone si dhe qytetet përreth tyre.
Edhe ditën e djeshme u regjistrua një tërmet me thuajse të njëjtën magnitudë dhe të njëjtin orar në qytetin Korçës.