Ministria ‘rrëzon’ mediat sërish: Nuk ka viktimë tjetër nga COVID19, ja pse vdiq 82-vjeçari nga Shkodra

Shqipëria

Ministria ‘rrëzon’ mediat sërish: Nuk ka viktimë tjetër nga COVID19, ja pse vdiq 82-vjeçari nga Shkodra

Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:19
Ilustrim

MInistria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë një lajm në media duke u shprehur se nuk ka viktimë të 25-të nga COVID-19.

Kjo është dita e katërt që zyrtarisht Ministria rrëzon pretendimet e disa lajmeve.

Njoftimi:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.

I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat