Qytetet ku janë shëruar të gjithë të prekurit me Covid-19

Shqipëria

Qytetet ku janë shëruar të gjithë të prekurit me Covid-19

Më: 23 prill 2020 Në ora: 07:49
Ilustrim

Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani nga COVID-19, janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe 356 të shëruar, ku vetëm të mërkurën ishin 11 të shëruar.

Pra siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Në total janë 636 të infektuar. Momentalisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 40 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat