Debate në Kuvend/ Spiropali: Basha i iku drejtësisë me raport! Murrizi: Çojeni në SPAK

Shqipëria

Debate në Kuvend/ Spiropali: Basha i iku drejtësisë me raport! Murrizi: Çojeni në SPAK

Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:34
Elisa Spiropali

Pas kritikave të deputetit Myslim Murrizi për ndihmat, reagoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që sulmoi Lulzim Bashën lidhur po me këtë cështje.

“Zoti Basha ka adoptuar stilin e zotit Murrizi, por këtij i shkon se nuk ka pasur ndonjëherë në dorë tendera, është i pastër dhe mund të flasë.

Por Basha ka dëshmuar se në cdo punë që ka bërë e ka çuar për dreq dhe kur ka shkuar në gjyq nuk është përgjigjur i është shmangur me raport mjekësor. Në kohën e tyre deti ishte kos dhe liqeni ishte pilaf. Dëshirat e brendshme i reflektojnë së jashtmi tani” tha ajo.

Por Murrizi reagoi duke thënë se “Mos u tallni nëse e keni seriozisht merrni letrat për Bashën dhe çojini në SPAK“.

Sipas saj, “Qeveria nuk është marrë vetëm me qese edhe pse është ndërmarrje e bashkuar e bashkive dhe Shtabit të Emergjencave. Kryetarët e bashkive i kanë të gjitha listat e njerëzve me ndihmë ekonomike, dhe pensionistëve. Qeveira ka nxjerrë 45 urdha, që bizneset e vogla edhe pse nuk janë mbyllur me ligj të mos paguajnë qira në prill-maj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat