“S’ka arsye që ne të manipulojmë shifrat”/ Kalo hedh poshte akuzat: Është e pamundur që të bëhet

Shqipëria

“S’ka arsye që ne të manipulojmë shifrat”/ Kalo hedh poshte akuzat: Është e pamundur që të bëhet

Më: 2 maj 2020 Në ora: 07:42
Ilustrim

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka folur mbrëmjen e sotme për situatën e pandemisë.

Kalo shpjegoi se vendi ynë ka një popullatë realtivisht të re me një terren që na favorizon.

Sipas tij struktura e ushqimit bazohet në ushqimin proteinik dhe në këtë mënyrë proteinat janë ato që shërbejnë për të mbajtur gjallë imunitetin.

“E para barrierë imunologjike që preket është barriera e tubit tretës. Nëse fëmija nuk kontakton me mjedisin që e rrethon nuk krijon rezistencë.

Mënyra e vaksinimit, imunizimit të popullatës, ushqyerjes dhe sjelljes ndaj mjedisit që na rrethon janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Kalo në emisionin “Provokacja” në Abc News.

Sipas Kalos, në raport me pjesën tjetër të Evropës kemi numrin më të vogël të vdekjeve.

“Masat e shtrëngimit u morën më herët, pasi nuk kanë një sistem shëndetësor të krahasueshëm me vende të tjera si Itali, Franca, Gjermania.

Duke pasur një “frikë të kolapsit” dhe për të mos bllokuar sistemin shëndetësor, u pa e nevojshme marrja e masave më herët.

Tek ne rastet e para pavarësisht se mund të kenë filluar më herët, rasti zyrtar janë marrë të shtruarit e parë 8-9 mars.

Na u dha mundësia të përgatitej si duhet infrastruktura njerëzore dhe marrja e masave paraprakisht bëri që sistemi të mirëfunksiononte. U përgatit struktura edhe që dializza si proces të funksiononte.

Unë jam brenda sistemit që punoj çdo ditë, nuk ka burim të dytë informimi, Nuk ka arsye që ne të manipulojmë shifrat. Është e pamundur që të bëhet manipulimi me shifrat.

Për të shmangur disa pëgjegjësi të mosfunksionimit të sistemit, të mosmirëmenaxhimit hedhin në kurriz vdekje të COVID-19 dhe ato që nuk janë lidhur direkt.

Tek ne ka ndodhur një raport që nuk e ka bota. Tek ne ka shumë mjekë specialistë, dhe tani është një kohë që ka pak punë për specialistët. Dhe në këtë mënyrë ka edhe reagime kritike për këtë situatë pandemie”, tha Kalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat