Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike

Shqipëria

Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike

Më: 2 maj 2020 Në ora: 18:08
Myslim Murrizi

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka paralajmëruar një lëvizje të re politike, në zgjedhjet parlamentare të 2021. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Murrizi tha se është e sigurt që në zgjedhjet e 2021 do të kandidojë, ndonëse nuk e ka vendosur ende siglën.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ortakërie politike ka tani?

Kurrë nuk kanë qenë veç dhe siç iu paraqiten shqiptarëve, sikur luftojnë njëri-tjetrin, por ka qenë bashkë prej 1993.

A ka ndonjë ujdi për të mbajtur pushtetin?

Nuk është prishur ujdia prej atij viti. Ortakëria e fundit është ai I 2013, i aleancës së prillit, ajo e ngjalave. Në prill 2020, Meta shkon sërish në prehërin e Ramës. Kemi bërë nëntë reforma zgjedhore, më e poshtra ishte e 2008, që u kthyem si në kohën e komunizmit.

Ku po ngec Reforma Zgjedhore?

Basha dhe Rama nuk kanë këllqe që të shkojnë te qytetarët me lista të hapura dhe të shohin kë do të sjellin qytetarët në parlament. Asnjë në atë sallë nuk është përfaqësues i popullit. Këta nuk kanë vullnet për reformën, sepse kanë frikë.

A do jeni sërish në Parlament?

Që do jem në Parlament, do jem, por për siglën me të parë e me të bërë. Po e mendoj seriozisht për një lëvizje, me një listë ndryshe. Do të kandidoj më 2021, nuk bëhet fjalë fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat