Kryemadhi lë karantinën, takohet me Bashen: Rama të lërë facebook, ose të largohet

Shqipëria

Kryemadhi lë karantinën, takohet me Bashen: Rama të lërë facebook, ose të largohet

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:23
Monika Kryemadhi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi sot në mesditë aleatët e PD-se në selinë blu.

Burime për Ora News bëjnë me dije se tema e diskutimit do të fokusohet te reagimi politik i opozitës ndaj situatës së krijuar nga Covid-19 në vend. 

Kryemadhi: Rama te lere propaganden, ose te largohet

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti shqetësuese situatën ekonomike shkaktuar nga masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit.

Në një prononcim për median Kryemadhi nënvizoi se kryeministri i facebook duhet të lërë propagandën dhe të marrë situatën në dorë ose në të kundërt të largohet

“Shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve por ekonomia. Janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës. Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjëndje së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike.

 Duhet të kthjellohemi dhe të qartësojmë duke nisur nga kryeministri i facebook që të lërë propagadën e tij sepse  shqiptarët nuk kanë hallin imazhit e tij dhe as shëtitjet në bulevard por të kthehet e të marrë situatën në dorë të kundërt të largohet. Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga PS”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat