Akuzat e PD për tendera sekret, SPAK verifikon dokumentacionin dhe nis marrjen në pyetje të palëve

Shqipëria

Akuzat e PD për tendera sekret, SPAK verifikon dokumentacionin dhe nis marrjen në pyetje të palëve

Më: 5 maj 2020 Në ora: 18:45
Ilustrim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka sekuestruar dokumentacionin e tenderave për përballimin e pandemisë, të zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë dhe ka nisur marrjen në pyetje të palëve.

Pas denoncimeve të marra nga PD, SPAK ka nisur menjëherë verifikimi, ndërsa fillimisht në institucionet përkatëse janë dërguar shkresat për dorëzimin e dokumentacioneve.

Ishte Partia Demokratike që e nisi serinë e denoncimeve që në fillim të pandemisë me skandalin e maskave të skaduara dhe më pas me tenderin e ushqimeve të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes.

Denoncimet kanë vijuar më pas me tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e respiratorëve dhe materialeve të tjera për spitalet dhe veshjet e mjekëve dhe maskat që sipas PD janë blerë me tendera sekretë me çmim disa herë më të lartë se në treg.

Të gjitha denoncimet i janë dërguar SPAK, i cila ka regjistruar çështjen, ka kryer verifikimet dhe tashmë ka filluar marrjen në pyetje të palëve.

Saktësisht sot SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtart e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin, Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn për tenderin që i është dhënë një kompanie celulare nga Maqedonia e Veriut e cila ka vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat