Tenderi 1.5 mln euro/ SPAK merr në pyetje tre anëtarë të tjerë: Kemi vepruar sipas ligjit

Shqipëria

Tenderi 1.5 mln euro/ SPAK merr në pyetje tre anëtarë të tjerë: Kemi vepruar sipas ligjit

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:21
Ilustrim

SPAK ka marrë në pyetje 6 anëtarë të komisionit të tenderimit lidhur me tenderin e ushqimeve, me vlerën e 1.5 milionë euro nga buxheti i shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes.

Bëhet e ditur se ditën e sotme janë marrë në pyetje Gëzim Jace, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të komisionit të tenderimit. Anëtarët mësohet se janë shprehur se kanë zbatuar të gjitha procedurat ligjore.

Ndërkohë ditën e djeshme janë marrë në pyetje edhe shtetasit Ylli Ymeri kryetar dhe Dafina Meca dhe Adriatik Dapaj, anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas publikimeve të PD, e cila deklaroi se kompania e përzgjedhur për t’i dhënë japin 1.5 mln euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.

Sipas PD, kompania Eurovia është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore. Vetëm 6 ditë para hapjes së tenderit, ky subjekt ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar tregtimin e produkteve ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat