Dy punonjës i zë korrenti në punë, humb jetën njëri prej tyre

Shqipëria

Dy punonjës i zë korrenti në punë, humb jetën njëri prej tyre

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Kamzë, ku dy punonjës të një kompanie interneti i ka zënë korrenti.

Sipas raportimeve paraprake, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend.

Dy punonjësit ishin duke punuar për lidhjen e një linje interneti në zonë, por në rrethana ende të paqarta kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike ku njëri ka humbur jetën në vend.

Pas ngjarjes, persona të tjerë që gjendeshin aty pranë kanë marrë një furgon për t’i dërguar në spital, por për shkak të panikut dhe shpejtësisë kanë përplasur një 50-vjeçar që që po lëvizte me biçikletë në qendër të Kamzës. Mësohet se 50 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat