COVID-19, nga nesër nis aplikimi i masave të tjera lehtësuese në Shqipëri

Shqipëria

COVID-19, nga nesër nis aplikimi i masave të tjera lehtësuese në Shqipëri

Më: 10 maj 2020 Në ora: 16:40
Shqipëri

Është dyfishuar numri i personave të prekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit krahasuar kjo me një ditë më parë. Nga 170 persona të dyshuar, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 868 qytetarë në të gjithë vendin, 75 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

 Aktualisht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk ka asnjë humbje jete.

Nisur nga dita e nesërme lehtësohen të tjera masa kufizuese. Ndërkohë nga e hëna shtohen si zona të gjelbra 14 bashki dhe zgjerohet orari i qarkullimit deri në orën 21:00.

Ato janë Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla. 

Ndërkaq bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier janë cilësuar si zona të kuqe dhe nuk lejohet qarkullimi pas orës 17:30 dhe pa autorizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat