Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Basha: Afera e TK, vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama

Shqipëria

Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon Basha: Afera e TK, vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama

Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:36
Lulzim Basha

Teksa një ditë më parë Europa Nostra ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditës në Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar, në lidhje me këtë ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha me anë të një statusi në Twitter ka shpërndarë statusin e Europa Nostra ndërsa shkruan se afera e Teatrit Kombëtar është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama.

“Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord.” shkruan Basha.

Ndërkohë dje Europa Nostra shkruante se:

 “Ne qëndrojmë për trashëgiminë kulturore të Europës. Kjo është arsyeja se pse i kundërvihemi shkatërrimit ilegal të propozuar për Teatrin Kombëtar në Tiranë, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara.

Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë”, thuhet në reagimin e Europa Nostras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat