Dhuna ndaj protestuesve, ish-deputeti: Nga sot do e kemi personale me të gjithë policët

Shqipëria

Dhuna ndaj protestuesve, ish-deputeti: Nga sot do e kemi personale me të gjithë policët

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:08
Dhuna ndaj protestuesve

Ish-deputeti  LSI-së, Endrit Braimllari tha se dhuna e ushtruar dje nga policia, gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit, kaloi çdo limit.

Me një shënim në facebook, Braimllari shkruan se duke nisur nga sot, “çdo gjë është personale nga efektivi më i thjeshtë, te drejtuesi më i lartë”.

Braimllari i bën më tej thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që të mos përpiqen t’i mbulojnë ligjërisht.

Postimi i plotë:

Policia e Shtetit te distancohet nga urdherat politik te nje banditi si Edi Rama. Nuk jemi marre me efektivet e policise, kemi bere nje ndarje midis drejtuesve te korruptuar e trafikant droge me efektivet e ndershem te policise. Por nga dita e djeshme, kur dhuna e ushtruar ne menyre kriminale kaloi çdo limit, nga sot cdo gje eshte personale nga efektivi me i thjeshte deri tek drejtuesi me i larte te cilet dhunuan ne menyre barbare artistet dhe qytetaret. Ta kete te qarte, se nese Edi Rama dhe Sander Lleshi do te perpiqen t’i mbulojne ligjerisht, ata qe kane dhunuar qytetaret dje, do te pergjigjen personalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat