Vëllai iu arrestua për drogë, PD: Të dorëhiqet kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz - Bota Sot
Vëllai iu arrestua për drogë, PD: Të dorëhiqet kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz

Shqipëria

Vëllai iu arrestua për drogë, PD: Të dorëhiqet kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:48
Arben Tuci

Partia Demokratike Dega Pukë kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuci, pas arrestimit të vëllait të tij Arben Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Në një njoftim, PD e Pukës, thotë se ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të këtij komuniteti edhe më gjerë.

"Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj. Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre. Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone", thuhet në njoftimin e PD, dega Pukë.

Arben Tuci, vëllai i kryetarit të bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci u arrestua pak ditë më parë në operacionin “Shënmëri 2020” i iniciuar nga policia e Kukësit duke u shtrirë në qytete si, Lezha, Puka dhe Gjirokastra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat