Ruçi letër Metës: Presim kandidaturën për kreun e KLSH, respekto afatet kushtetuese

Shqipëria

Ruçi letër Metës: Presim kandidaturën për kreun e KLSH, respekto afatet kushtetuese

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 11:50
Ilir Meta dhe Gramos Ruçi

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i është drejtuar me një letër Presidentit Ilir Meta ku i kërkon të propozojë kandidaturën për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e tij.

Maxhoranca deri më tani ka rrëzuar tre herë kandidatët e presidentit, Ilir Meta për të qenë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, përkatësisht Petraq Milon, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat