Rama: Në 15 qershor rinis transporti urban e ndërurban, zero taksa vendore dhe jo rritje çmimi

Shqipëria

Rama: Në 15 qershor rinis transporti urban e ndërurban, zero taksa vendore dhe jo rritje çmimi

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:58
Edi Rama

Pas protestës së Shoqatave të Transportit para Ministrisë së Infrastrukturës, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se qeveria do ta mbështesë këtë sektor duke e njohur si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe zero taksa e tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Rama siguron se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët. 

Rama: Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes: 

Njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës.
Zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020. 

Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i pare. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat