Kapja e 500 000 eurove, prokuroria e Durrësit letër-porosi autoriteteve italiane për itinerarin e kamionit

Shqipëria

Kapja e 500 000 eurove, prokuroria e Durrësit letër-porosi autoriteteve italiane për itinerarin e kamionit

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:12
Ilustrim

Detaje të reja zbulohen në lidhje me sekuestrimin e gati gjysëm milioni euro në portin e Durrësit.

Mësohet se pala italiane, përmes përfaqësuesve që ndodhen në vendin tonë, ka kërkuar informacione nga vendi fqinj mbi lëvizjes e kamionit, ku ka qenë parkuar, ku është shkarkuar, mundësisht të kapura edhe në pamje filmike, apo përmes tabulatëve telefonikë.  

Po ashtu, një gjë të tillë e ka bërë edhe prokuroria e rrethit gjyqësore Durrës, e cila i ka dërguar një letër-porosi autoriteteve italiane në lidhje me itinerarin e shoferit të kamionit, i cili u arrestua ditën e djeshme.

Kamioni ka qëndruar përgjatë 4 ditëve në territorin italian dhe për këtë do të pyetën edhe personat që janë përfshirë apo kanë dijeni për ngjarjen.

Shoferi i kamionit që u arrestua pas gjetjes së eurove, ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura.

Mjeti kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat