Tërmeti/ Rama: Në Kamëz përfitojnë drejtpërdrejt nga pagesat 771 familje

Shqipëria

Tërmeti/ Rama: Në Kamëz përfitojnë drejtpërdrejt nga pagesat 771 familje

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:27
Edi Rama

Ka nisur komunikimi live i kryeministrit Edi Rama për dhënen e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Kamëz.

Kryeministri Edi Rama thotë se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamëz drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

“Ka filluar shpërndarja e parave për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Në total kemi një shumë prej 30 mln dollarësh që po shpërndahet për qytetarët. Bashkia e Kamzës sot shpërndan 163 milionë lekë, për 349 përfitues”, tha kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat