Zbulohet data e fillimit të vitit të ri shkollor

Shqipëria

Zbulohet data e fillimit të vitit të ri shkollor

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Pas mbylljes së këtij viti shkollor online për sistemin parauniversitar, veç maturantëve, Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021.

Sipas Top Channel shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore të ndikuar nga situata e Covid-19.

Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor. Ne vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë, në 15 qershor.

Image

Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat