Koronavirusi mbyll Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës, s’ka kush të dalë në punë

Shqipëria

Koronavirusi mbyll Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës, s’ka kush të dalë në punë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Drejtoria e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit ka pezulluar punën.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se kjo drejtori që merret me hetimin dhe përcaktimin e rasteve të infektimit ose jo me covid -19 nuk po e kryen detyrën e saj pas shfaqjes së rasteve me virusin brenda institucionit.

Sakaq mësohet se stafi i këtij institucioni të rëndësishëm sidomos në këtë situatë epidemie, është karantinuar.

Nuk dihet ende se si, dhe kush, do të vazhdojë gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara për koronavirus në këtë qytet.

Institucionet e shëndetit ende nuk kanë nxjerrë një njoftim zyrtar se si do të vazhdohet puna në qytetin e Durrësit, në të cilin rastet e reja të infeksionit raportohen çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat