Aksi Milot-Fier, Teliti: Fituesi është paracaktuar, pas kompansë greke janë shqiptarët që pastrojnë paratë e Ramës

Shqipëria

Aksi Milot-Fier, Teliti: Fituesi është paracaktuar, pas kompansë greke janë shqiptarët që pastrojnë paratë e Ramës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 20:21
Dorian Teliti

Ditën e sotme (1 korrik) u prezantua projekti i ndërtimit të rrugës Milot-Fier me vlerë 1.2 miliardë euro dhe u shpall gara ndërkombëtare për këtë vepër infrastrukturore.

Por për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë tender ndërkombëtar për këtë projekt, dhe se fituesi është paracaktuar.

Përmes një deklarate për mediat nga seliu blu, eksperti i ekonomisë i PD-së Dorian Teliti, tha se është përdorur një kompani greke pas së cilës qëndrojnë sipërmarrës shqiptarë që pastrojnë paratë e kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë e Telitit

''Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar dhe më të korruptuarën që Shqipëria ka patur në 3 dekada, Edi Rama po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuar.

Rruga që prezantoi sot, Milot-Fier, është modeli sesi qeveria në ikje po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Binzeset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi.

Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier.

Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje.

Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese.

Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para.

Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj për vendimet e qeverisë në ikje të Edi Ramës. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit përpara zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tij.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat