Merr kthesë moti, ja si do të jetë të premten dhe të shtunën - Bota Sot
Merr kthesë moti, ja si do të jetë të premten dhe të shtunën

Shqipëria

Merr kthesë moti, ja si do të jetë të premten dhe të shtunën

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Në vijim të ditëve me mot të nxehtë dhe të kthjellët edhe për nesër parashikohet që vendi ynë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje shoqëruar me reshje shiu në formë pikash, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Por gradualisht nga dita e Shtunë nis përkeqësimi gradual i situatës së parashikuar meteorologjike.Moti pritet të nis me kthjellime, por gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, por përjashtuar këtu vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

Në zonat kodrinore-malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave dhe lokalisht nuk përjashtohen rrebeshet afatshkurtër me breshër.

Përgjatë vijës bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat