U infektua nga kolegja, konfirmohen raste të reja në Gjirokastër dhe Përmet - Bota Sot
U infektua nga kolegja, konfirmohen raste të reja në Gjirokastër dhe Përmet

Shqipëria

U infektua nga kolegja, konfirmohen raste të reja në Gjirokastër dhe Përmet

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:39
Shqipëri

Për të dytën ditë radhazi ka 4 humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 3 prej viktimave janë gra, dy prej te cilave të moshës 57-vjeçare.

Qarku i Gjirokastrës vijon të ketë raste të të prekurve me covid-19. Ndërkohë në Gjirokastër është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.

Një pedagoge  në Fakultetin e  Ekonomikut e konfirmuar më parë me COVID-19, ka infektuar kolegen e saj.

Pedagogia e infektuar ka qenë e pranishme në ambientet e Universitetit dhe nuk ishte në dije se ishte e prekur me COVID-19.

Ndërkohë pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv.

Në Përmet sot janë shënuar dy raste të tjera, të cilat kanë pasur lidhje me arkëtaren e zyrës në qytetin e Përmetit.

Sa i përket gjendje shëndetësore ata nuk kanë shfaqur probleme dhe janë vetëkarantinaur në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat