Bashkia e Tiranës ndërhyn për rehabilitimin e rrugës së “Durrësit”

Shqipëria

Bashkia e Tiranës ndërhyn për rehabilitimin e rrugës së “Durrësit”

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:26
Durrës

Pa humbur kohë, Bashkia e Tiranës nisi nga puna për zëvendësimin sa më shpejt të kolektorit përgjatë rrugës së “Durrësit” si dhe të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti. Mjetet e rënda të bashkisë dhe punonjësit e saj po punojnë intensivisht për përfundimin e punimeve në kohë rekord, ndërkohë që puna do të vijojë edhe në mbrëmje. Ashtu sikurse kolektori në  në rrugën “Dritan Hoxha”, “Don Bosko” dhe në rrugën e “Elbasanit, edhe kjo ndërhyrje tepër e domosdoshme në kolektorin kryesor të shkarkimit eliminon problemet e shkaktuara nga rrjeti i amortizuar, i ndërtuar shumë vite më parë. Ky investim, ashtu si çdo tjetër në qytetin tonë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat