U padit nga Shahini, Këlliçi: Qëndrimi im kundër tezës së letërsisë mërziti shoqen e Turit, të vijë në gjykatë

Shqipëria

U padit nga Shahini, Këlliçi: Qëndrimi im kundër tezës së letërsisë mërziti shoqen e Turit, të vijë në gjykatë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:29
Belind Këlliçi

Jehona që la pas provimi i maturës shtetërore, sidomos në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është shuar ende. Pas problemit me tezën vazhdon saga ligjore. Ministria e Arsimit dhe vetë ministrja Besa Shahini kanë paditur kreun e FRPD-së Belind Këlliçin për shpifje.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën Penale, por Ministrja nuk u paraqit. Për Ora News, Këlliçi thotë se nuk shqetësohet aspak nga kjo padi, përkundrazi thotë se ndihet më shumë i motivuar për të denoncuar çdo shkelje apo paligjshmëri në kurriz të të ardhmes së të rinjve, porse e fton Ministren publikisht që të paraqitet në gjykatë për ballafaqim.

Këlliçi: Akuzohem për shpifje sepse i kam dalë në mbrojtje interesit të maturantëve, interesit të studentëve dhe të rinjve.Pse unë kam publikuar në faqen time të facebookut gjatë kohës që studentët kanë qenë në provim, janë publikuar masivisht në rrjetet sociale. Është viti i shtatë radhazi që Ministria e Arsimit dështon qoftë në hartim, qoftë në menaxhim të situatës, me provimet e maturës.

Edhe këtë vit nuk mund të rrinim pa e denoncuar këtë fakt dhe pa bërë publikje këtë shkelje. Akuzohem se kam mbajtur qëndrim kritik ndaj një teze idiote të gjuhë letërsisë, fakt i pranuar dhe publikuar nga akademikë, profesorë, studentë dhe mesa duket kjo e ka shqetësuar shoqen e Turit, ministren e Arsimit dhe ka vendosur të më kallëzojë penalisht, nuk më shqetëson fare. Nëse mendon se do të na intimidojë, do të na trembë dhe do të na stepë, përkundrazi na ka motivuar dhe më shumë. Sot prisja që viktima akuzuese të ishte prezente në sallën e gjyqit, vendosi të mos ballafaqohej, nuk kishte as person të autorizuar nga ana e saj për ta përfaqësuar në procesin e nisur sot.  Mua më intereson që të gjitha parregullsitë, të gjitha abuzimet që bëhen me të ardhmen e studentëve, me të ardhmen e maturantëve, me të ardhmen e të rinjve, ne ti bëjmë publike.

Kemi përballë një Ministre pa program, pa projekt, pa asnjë rekord pozitiv në atë periudhë që ajo ka marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit që perej 2019 dhe kemi përballë një Ministre që është e vetmja që është krenuar me mbylljen e  shkollave fillore dhe shkollave të mesme. Kemi qenë sot në gjyq, do të vijojmë të jemi me 15 shtatorit. Do të shkojmë në çdo seancë, e kam ftuar dhe e ftoj publikisht Ministren e Arsimit të vijë dhe të ballafaqohet në seancë. Nëse ajo ka të drejtë, ligji ti japë të drejtë.

Ndërsa me 30 korrik pritet të zhvillohen zgjedhjet në Universitete, Këlliçi shprehet kundër mbajtjes së tyre, teksa denoncon edhe tentativa për “blerje” vote.

Këlliçi: Nuk duhet të mbeten univeristetet pa drejtues, por situata e pandemisë është shumë serioze.Kemi një komision institucional zgjedhor të Universitetit të Tiranës që është me mandat të skaduar që nga shkurti. Kemi një situatë të pazakonte ku 75% e studentëve sot janë me pushime, në Univeristet shkon viti i fundit bachelor dhe viti i dytë master. Kemi konflikt të hapur interesi sa i takon marrëdhënies pedagog-student, ka plot raste që kushtëzohet nota e provimit me votën që do të japin studentët për pedagogët. Dje është bërë publike një video e një prej pedagogëve në Univeristetin e  Mjekësisë ku i kërkonte hapur studentëve të votonin kundër dy kandidatëve të tjerë që garonin në Senat dhe të deklaronin votën hapur për Dekanin përkatës. Struktura të rinovuara të Universitetit duhet të kemi, por sapo situata ti kthehet normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat