Mirëditë, vatra e zjarrit rindizet në sipërfaqen me lisa e gështenja pranë fshatit Molung

Shqipëria

Mirëditë, vatra e zjarrit rindizet në sipërfaqen me lisa e gështenja pranë fshatit Molung

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 21:04
Ilustrim

Në fshati Molung në vendin e quajtur Gryka e Qafë Thanës është aktivizuar sërish një vatër zjarri.

Ajo ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me lisa, shkozë dhe gështenja të cilat po digjen prej disa orësh.

Të favorizuar dhe nga era flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen zonës së banuar duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve.

Dy ditë më parë në këtë zonë u ndërhy nga ajri për shuarjen e zjarrit, por nuk ka qenë shuar plotësisht.

Ndërhyrja nga toka është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat