Saimir Tahiri nis pushimet para 'betejës' me gjyqin, ja ku ndodhet ish-ministri

Shqipëria

Saimir Tahiri nis pushimet para 'betejës' me gjyqin, ja ku ndodhet ish-ministri

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 06:56
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri duket se ka filluar pushimet si për të rikuperuar energjitë para 'betejës' që e pret me gjyqin. 

Ish-ministri i Brendshëm ka postuar në rrjetin e tij social Facebook disa foto ku ndodhet mes maleve. 

"Kuç - Gusmar - Llufe.... deri te Jaho Xhebra," shkruan Tahiri teksa bën me dije se ndodhet në jug të vendit.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rikthejë për shqyrtim dosjen, pasi akuza e kultivimit të kanabisit është kontradiktore pasi u shtua gjatë hetimeve nga prokuroria dhe duhen gjetur provat.

Gjithashtu gjykata vlerësoi se Saimir Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre, por për këtë akuzë i pandehuri nuk është mbrojtur, pasi nuk u ishte komunikuar nga organi i akuzës. Sipas Apelit, Shkalla e Parë gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

Më herët Saimir Tahiri e ka quajtur të qëllimshëm dhe të padrejtë zvarritjen që po i bëhet hetimeve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat