Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë - Bota Sot
Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku një person me problem të shëndetit mendor ka thyer xhamat e Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Policia njofton se ka vënë nën pranga shtetasin K.SH.,39 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat