Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit - Bota Sot
Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të shtohen gjatë pjesës së dytë të ditës, duke sjellë reshje shiu. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e rebesheve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të shtohen gjatë pasdites. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 31ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat