Detaje nga krimi i rëndë në Pogradec, gjyshja mbrojti mbesën, djali i preu kokën... - Bota Sot
Detaje nga krimi i rëndë në Pogradec, gjyshja mbrojti mbesën, djali i preu kokën...

Shqipëria

Detaje nga krimi i rëndë në Pogradec, gjyshja mbrojti mbesën, djali i preu kokën...

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:29
Olsi Çekiçi

Zbulohen detaje tronditëse të krimit makabër në familje ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec.

Sipas të afërmve 44 vjeçari ka tentuar të vrasë të bijën dhe gjyshja ka dalë në mbrojtje të saj.

Olsi Çekiçi rreth 44 vjeç, i cili sipas policisë vuan nga probleme mendore, ka vrarë me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi, rreth 70 vjeçe.

Mjeku psikiatër Gentian Çala tregon se autori i krimit vuante nga çrregullime mendore të ardhura nga përdorimi i substancave narkotike.

44 vjeçari, nën efektin e narkotikëve, sipas mjekut dhunonte anëtaret e familjes. 44 vjecari nuk pranonte të merrte mjekime.

E ëma shkonte shpesh në qendrën e Shëndetit Mendor dhe kërkonte mjekim për të birin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat