Ish- deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka zbuluar se është prekur me COVID-19. Këtë rrëfim ajo e ka bërë pas 16 ditësh, kur gjendja e saj shëndetësore ka qenë më e mirë dhe mund ta thoshte me siguri se e keqja kishte kaluar.
Me detaje, ajo ka rrëfyer përjetimet e çdo dite, sesi trupi i saj ishte krejtësisht i lodhur, ilaçet që ka marrë, simptomat që i ishin shfaqur.
Malaj tregon se nuk e ka pasur shumë të lehtë, dhe zgjodhi që ta bënte publike për të dhënë mesazhin se jeta ka shumë vlerë.