“Pse nuk u lejoni telefona të sëmurëve me COVID19 në spital”, vjen reagimi i ashpër nga moderatorja për mjekët - Bota Sot
“Pse nuk u lejoni telefona të sëmurëve me COVID19 në spital”, vjen reagimi i ashpër nga moderatorja për mjekët

Shqipëria

“Pse nuk u lejoni telefona të sëmurëve me COVID19 në spital”, vjen reagimi i ashpër nga moderatorja për mjekët

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:10
Aida Shtino

Një reagim i ashpër nga moderatorja Aida Shtino ka ardhur për bluzat e bardha. Në rrjetin e saj social, në Facebook ajo ka shfryrë mllef kundrejt tyre duke u kërkuar një përgjigje lidhur me faktin se pse të sëmurëve me COVID-19 nuk u lejohet të përdorin telefon në spital për të komunikuar me të afërmit e tyre.

Ajo kërkon të di arsyen e vërtetë dhe i drejtohet jo vetëm mjekëve, por edhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut dhe gjithashtu edhe Kryetares së Komitetit.

Sipas moderatores, do të vijë një moment që askush nuk do t’i mbrojë dot mjekët për këtë që po bëjnë, as policia e as ushtria.

Reagimi i saj:

“A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre….. A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ?????????? Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….”, shkruan Aida Shtino.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat