Vaksina kundër Covid 19, mesazhi nga Ambasada Amerikane

Shqipëria

Vaksina kundër Covid 19, mesazhi nga Ambasada Amerikane

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 20:13
ilustrim

Shpejtësia e shumë vendeve për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit nuk ka lënë pa një koment edhe të vetë ambasadës amerikane në Tiranë.

Kjo e fundit përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook kërkon që vaksinat duhet të jenë të sigurta, ndërsa publikon edhe një link, në të cilin janë duke u realizuar ndërhyrjet për të prodhuar vaksinën.

“Vaksinat duhet të jenë të sigurta dhe efikase për të mbrojtur njerëzit. Qeveri përgjegjëse po punojnë për të gjetur një vaksinë për COVID-19 duke përdorur standarte të miratuara shkencore” – shkruan Amabasada Amerikane.

Gjithashtu në fund të mesazhit publikon edhe një link, shoqëruar me faktin se si qeveritë përgjegjëse janë duke zhvilluar një vaksinë, që do të jetë efikase për njerëzit.

Koronavirusi në të gjithë botën ka shkaktuar një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat