‘A je q* me të?’ Gruaja rreh vajzën që shkoi me të fejuarin, policia e arreston

Shqipëria

‘A je q* me të?’ Gruaja rreh vajzën që shkoi me të fejuarin, policia e arreston

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 13:17
Pamje nga video

Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 30 vjeçare, e cila ushtroi dhunë mbi një vajzë tjetër që kishte kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e të parës.

Pamjet e dhunës u publikuan po dje në rrjetin social, ndërsa policia raportoi se në pranga u vu shtetasja Margarita Gjoni. 30 vjeçarja shfaqej në video duke rrahur 22 vjeçaren me inicialet B.Rr.

Të pranishme në dhomën ku u rrah e reja ishin dhe dy gra të tjera që filmonin dhunën. Madje njëra prej tyre thoshte  “do t’ja prisnin mishin me hanxhar”.

Njoftimi i policisë

Kërcënoi, rrahu dhe i shpërndau videon në rrjetet sociale 22-vjeçares, vihet në pranga nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrejtet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat