Burri shqiptar tapë në timon, vdes në aksident nëna e tre fëmijeve

Shqipëria

Burri shqiptar tapë në timon, vdes në aksident nëna e tre fëmijeve

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një familjeje shqiptare në ishullin Naxos në Greqi.

Ata janë përfshirë në një aksident ku për pasojë ka ndërruar jetë nëna e 3 fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 01.30.

Mësohet se gruaja ishte e ulur në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa të tre fëmijët, dy vajza të mitura dhe djali pak më i rritur, ishin ulur pas. Thuhet se nga aksidenti, më rëndë janë babai dhe një prej vajzave.

Sipas të dhënave të para, familja në mbrëmje ishte në restorant ku burri kishte pirë alkool. Thuhet se shqiptari drejtonte makinën me shumë shpejtësi, ndërsa kaloi në anën tjetër të rrugës dhe u përplas duke u shkatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat