Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari e revoltuar: PS të reflektojë mbi këto propozime të fëlliqura

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari e revoltuar: PS të reflektojë mbi këto propozime të fëlliqura

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:24
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur e revoltuar pas mbledhje së Këshillit Politik ka thënë për mediat se nuk i pranon propozimet e PS-së të paraqitura sot nëpërmjet një drafti.

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur e revoltuar pas mbledhje së Këshillit Politik ka thënë për mediat se nuk i pranon propozimet e PS-së të paraqitura sot nëpërmjet një drafti. Ajo i bën thirrje mazhorancës që të reflektojë mbi këtë propozim të fëlliqur sipas saj që i mban listat e mbyllura.

“Propozimi i PS i papranueshëm duhet të kuptohet që të mos hapë listat, thanë se kanë merak për përzgjedhjen e grave. Duhet të ketë një kandidat preferencial. Unë i bëj thirrje PS që po bën një hap mbrapa, nuk është kjo lista e hapur, sepse lënë jashtë garën. Është një truk për të mbajtur listat e mbyllura. I kërkoj që të reflektojë mbi këtë propozim që i mban listat e mbyllura. Është një gjë që duhet ta çojmë deri në fund. Do të luftoj deri në fund për listat e hapura. Boll me kryetarë që vënë në renditje ato kandidatë që i mbajnë si pëllumba e si dele. Ata po përpiqen që t’i mbajeni, por PS të reflektojë  me këtë propozim të fëlliqur. Kam parë sot që ai draft cenon këtë parim për t’i dhënë shqiptarëve atë që duam, për t’i dhënë shqiptarëve listat e hapura “, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat